Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbia kundërshton thirrjen për të zgjedhur ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit

Serbia dëshiron ta mbajë balancimin e ndjeshëm ndërmjet Rusisë dhe perëndimit, ka thënë ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke e refuzuar thirrjen e Shteteve të Bashkuara për tu përcaktuar për njërën anë.

Serbia, vendi më i madh që ka dalur nga shkatërrimi i ish-Jugosllavisë, konsiderohet se ka afërsi natyrore me Rusinë, por është tejet e interesuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Para disa ditësh, zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, gjatë vizitës në Beograd tha se Serbia “nuk mund të ulet në dy karrige në të njejtën kohë”.

Këto komente të tij janë kritikuar ashpër në Beograd.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Beogradi do ta mbajë balancimin me perëndimin, Rusinë dhe Kinën”.

“Ajo që ne nuk dëshirojmë është që dikush ta tërheq karrigen tonë nën ne...ajo që është e rëndësishme është që të shohim se çka është në interesin tonë më të mirë”, i tha Daçiq agjencisë Reuters gjatë një interviste.