Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbia drejt legalizimit të kanabisit

Mediat serbe janë hapur ditën e sotme me lajmin e çuarjes së projektligjit për miratimin në Parlamentin Serb.

“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e  ligjit për substancave psikotrope arriti, dje, në Parlamentin e Serbisë, dhe me këtë është paraparë legalizimi dhe përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore”, shkruan në numrin e sotëm gazeta e Beogradit “Alo”, transmeton shekulli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po nga të njëjtat burime të “Alo”-s, mësohet se deputeti i Partisë së Gjelbër, Goran Çabrad, i cili e ka propozuar ligjin, ka deklaruar se qëllimi i projektligji është “mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut për të trajtuar të sëmurët në shërim dhe jetë”.

“Në Serbi me kanabis ilegalisht shërohen me dhjetëra e mijëra pacientë. Vënien e tyre në të njëjtin nivel me kriminelët është një krim kundër qytetarëve “, ka thënë Çabrad, për gazetën “Alo”. Nisma “Kanabis”, po arrin në Parlamentin serb, për të marrë dritën jeshile për përdorim të lirë në fushën e shërbimeve mjekësore, në ditën e inaugurimit të presidentit Aleksandër Vuçiç.