Ushtria e Serbisë vazhdon armatimin.
Pas migëve 29 të Rusisë, Serbia ka vendosur të pajiset me fluturake kineze pa pilotë por të armatosura, transmeton Koha.net.
Kështu ka bërë sot me dije kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi para nisjes për një vizitë zyrtare në Kinë, përcjell “blic” i Beogradit.
“Mund të lavdërohem se për herë të parë nga Kina do të blihen fluturake të armatosura e pa pilot për ushtrinë tonë”, ka thënë ai.
Duke folur për rëndësinë e kësaj vizite, Vuçiqi ka përmendur se për herë të pestë do të takohet me kryetarin kinez Xi Jinping.
Në vazhdim ai ka theksuar se gjatë vizitës pret nënshkrimin e disa marrëveshjeve të reja ekonomike.
Artikuj të ngjashëm
-
Beteja e Koshares, si e përmendi Vuçiqi në Kinë
-
Me ç’armatim do të pajisen dronët kinezë të Serbisë
-
Maqedonci thotë se raketat kineze të blera nga Serbia janë rrezik për të gjithë Ballkanin
-
Rajoni alarmohet. Çka janë raketat kineze që i bleu Serbia?
-
Plenkoviq për armët e reja të Serbisë: Nuk janë parë të tilla në Evropë