Senati i Shteteve të Bashkuara ka filluar me gjykimin e presidentit Donald Trump, me leximin e neneve të procesit që mund të çojë në shkarkimin e presidentit, transmeton KTV.
Kryetari i Komitetit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, Adam Schiff, lexoi para Senatit artikullin e parë që e ngarkon presidentin me akuzën për abuzim me pushtetin, ndërsa neni i dytë ka të bëjë me pengimin e hetimeve në lidhje me skandalin e telefonatës me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
E, në nenin e Kushtetutës në lidhje me procesin e shkarkimit, thuhet se Dhoma e Përfaqësuesve ka fuqinë për të nisur hetimet për shkarkim, ndërsa Senati ka fuqinë e pavarur që të tentojë ta çojë deri në fund këtë proces.
-
Nis procedura për shkarkimin e Trumpit pas sulmit ndaj Kongresit
-
Republikanët dhe demokratët në betejën vendimtare për Trumpin
-
Senati amerikan fillon gjyqin për procesin e shkarkimit të presidentit Trump
-
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA sot voton për dërgimin e akuzave kundër Trumpit në Senat
-
Akuzat ndaj Trumpit pritet t'i shkojnë Senatit në fillim të javës tjetër