Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sekuestrohet sasi e ketaminës në vlerë prej 55 milionë eurosh në Holandë

Policia holandeze ka sekuestruar sasi të ketaminës në vlerë prej 55 milionë euro, teksa është vlerësuar si sasia më e madhe e kapur ndonjëherë.

Sasia prej dy tonësh u kap në një hangar në Googweg, në lindje të Amsterdamit. Policia ka arrestuar një 55-vjeçar, shkruan BBC.

Sipas ligjeve holandeze, ketamina nuk është e paligjshme, por nuk mund të tregtohet ose ruhet pa regjistrim.

“Kjo është sasia më e madhe e ketaminës e gjetur ndonjëherë në Holandë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Policia pretendon se tregtia e ketaminës shpesh shoqërohet nga forma të tjera krimi, si pastrimi i parave dhe mbajtja e armëve.

Ketamina përshkruhet si “drogë feste” për shkak të efekteve halucinogjene. Mund të shkaktojë telashe serioze në trup dhe mund të jetë fatale.