Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sekuestrohen në Poloni 2 ton kokainë, vlera në treg arrinte 470 milionë euro

Sekuestrohet sasi rekord kokaine, rreth dy ton, e cila vinte nga Kolumbia, me një vlerë prej 470 milionë euro, sipas njoftimit të kryeministrit polak.

“Ne kemi penguar kontrabandën më të madhe të këtyre viteve të fundit në Poloni”, deklaroi për shtypin, Mateusz Morawiecki, i cili theksoi se vlera e drogës ishte rreth 470 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas informacioneve, droga ishte e destinuar për vende të Bashkimit Evropian.

Kokaina ishte e përzier me shkumës dhe po transportohej me një kontejner, por u zbulua nga dogana polake, në portin e Gdynias.

Gjithashtu policia zbuloi një laborator shumë profesional në perëndim të vendit, ku 4 kolumbianë, 1 iranian me banim në Gjermani dhe 2 polakë, u arrestuan.

“Është hera e parë në historinë e policisë polake, që kemi të bëjmë me një laborator të tillë”, deklaroi për shtypin Jaroslaw Szymczyk, kryekomandant i policisë polake.