Sekretari i Brendshëm i Britanisë së Madhe, Sajid Javid, ka bërë të ditur të enjten se e ka nënshkruar kërkesën për ekstradimin e themeluesit të “WikiLeaks”, Julian Assange, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përballje me akuzat e zbulimit të sekreteve shtetërore.
“Ai është me të drejt prapa grilave. E kemi një kërkesë ekstradimi nga SHBA-ja që do të shqyrtohet nga gjykatat nesër, ama dje unë e nënshkrova dhe e cerifikova urdhrin e ekstradimit. Tani fjalën e fundit do ta thonë gjykatat”, ka thënë Javid, duke folur për “Radio 4” të BBC-së, raporton e përditshmja britanike “Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.
Vendimi i Javid ua hapë rrugën gjykatave që ta dërgojnë Assangen në SHBA, në mënyrë që të përgjigjet rreth aktakuzës prej 18 pikash të përpiluar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. Aktakuza amerikane, përpos tjerash, e ngarkon themeluesin e “WikiLeaks”it me akuza që i përkasin Aktit të Spiunazhit. Ai akuzohet për nxjerrjen dhe publikimin e informatave të klasifikuara, si dhe për konspiracionin e hakimit të një kompjuteri qeveritar që përmbante me sekrete.
Australiani 47-vjeçar ka qenë tepër i sëmurë për të dalë muajin e shkuar para prokurorëve e gjykatësve në gjykatën e Westminsterit, ku do të shqyrtohej kërkesa amerikane. Assange është zotuar ta luftojë me çdo kusht ekstradimin në SHBA.
-
Julian Assange: Aktivist apo shijues i publicitetit?
-
Julian Assange do ta pranojë fajësinë dhe do të lirohet nga burgu
-
Assange fiton të drejtën për ta sfiduar ekstradimin në SHBA
-
Bideni thotë se po shqyrton kërkesën e Australisë për të mos e ndjekur penalisht Assangen
-
Shtyhet ekstradimi në SHBA i themeluesit të WikiLekas