Së paku 24 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë kanë marrë lëndime serioze pasi një bllok i ndërtesave u përfshi nga zjarri në Tajvan.
Banesat u përfshinë nga zjarri në qytetin e Kaohsiungut në orët e para të mëngjesit të së enjtes thanë zyrtarët.
Zjarrfikësve u mori më shumë se katër orë kohë për ta shuar zjarrin.
Departamenti i zjarrit i ka thënë se BBC-së se 79 persona janë dërguar në spital përfshirë 14 të cilët janë në gjendje serioze.
Shkaqet e zjarrit janë të paqartë dhe hetuesit janë në vendin e ngjarjes.
Artikuj të ngjashëm
-
65 të vdekur dhe mbi 300 të zhdukur nga zjarri në Hong Kong
-
Të paktën 14 të vdekur si pasojë e zjarrit në një ndërtesë në Vietnam
-
Të paktën 27 viktima nga zjarri që përfshiu një lokal në Tajlandë
-
Arrin në 128 numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong, zyrtarët thonë se alarmet e zjarrit s’funksiononin
-
Shkon në 75 numri i të vdekurve nga zjarri në Hong Kong