Së paku 200 persona janë vrarë vitin e kaluar derisa kanë zhvilluar betejë për mbrojtjen e mjedisit jetësor duke protestuar kundër minierave, projekteve pyjore apo bujqësore, dhe ky numër është rekord, kumtoi joqeveritarja Global Witness.
Numri më i madh i viktimave janë në Brazil - 49, në Kolumbi janë vrarë 39, 28 në Filipine dhe 16 në Indi.
Organizata joqeveitare bëri thirrje për numrin e shtuar të viktimave - 185 në vitin 2015, dhe numrin gjithnjë e më të madh të shteteve ku janë regjistruar vrasje të tilla (24 në vitin 2016 përkundër 16 në vitin 2015).
"Numri i vërtetë i viktimave sipas të gjitha gjasave është më i madh", paralajmëron organizata që bën analiza prej vitit 2002.
Në 40 për qind të rasteve viktimat janë njerëz të cilët jetojnë në vendin e incidentit dhe vendi i të cilit aneksohet nga kompani, pronarë të rinj apo personalitete lokale me ndikim.
-
Më shumë gazetarë u vranë në Amerikën Latine dhe Karaibe se në Ukrainë në 2022-n
-
Kolumbia raporton për 52 aktivistë të vrarë që prej fillimit të vitit
-
12 gazetarë të vrarë në muajin e parë të 2022-s
-
Të paktën 145 aktivistë u vranë në Kolumbi vitin e kaluar nga bandat kriminale
-
65 gazetarë të vrarë në botë për vitin 2020