Lideri i socialdemokratëve të Gjermanisë ka nxitur partinë e tij SPD, të enjten, që të insistojë në krijimin e “Shteteve të Bashkuara të Evropës” dhe të jetë e hapur për ta ndihmuar kancelaren, Angela Merkel, në formimin e qeverisë së re.
Gjermania, superfuqia ekonomike e Evropës, është përballur me telashe për krimin e qeverisë së re që kur blloku konservator i Merkelit dhe SPD-ja u përballën me humbje të mbështetjes në zgjedhjet e shtatorit, në të cilat partia antiemigracion “AfD” siguroi vota të mjaftueshme për të hyrë në Parlament.
Martin Schulz nxiti anëtarët e SPD-së të qendrës së djathtë që të jenë të hapur në bisedimet e Merkelit për ripërtëritjen e koalicionit që qeverisi gjatë katër vjetëve të fundit, duke thënë se partia ka përgjegjësi që ta ringjallë demokracinë sociale në Gjermani, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.