Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka premtuar se do të përkrah Ukrainën dhe Izraelin teksa ka folur në konferencën e partisë socialdemokrate në Berlin.
Ai ka thënë qartë se qeveria e tij do të përkrah Ukrainën në mbrojtjen e saj.
Ai ka shtuar se Gjermania qëndron në anën e Izraelit në luftën ndaj Hamasit.
Në konferencën e partisë, Scholzi ka folur para 600 delegatëve. Ai ka ngjallur unitet tek partia që në javët e fundit është përballur me presion të madh.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania flet për një prani afër Ukrainës në rast të armëpushimit
-
Scholzi viziton Kievin, njofton ndihmën e re prej 650 milionë eurosh
-
Scholzi kërkon ripërtëritjen e përpjekjeve për paqe në Ukrainë
-
Scholzi kërkon më shumë mbështetje për Izraelin
-
Scholz: Duhet të blejmë armë për Ukrainën që ta mbrojë veten