Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Scholz: Vendimi për aktivizimin e termocentraleve është vetëm i përkohshëm

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë të shtunën se vendimi i Berlinit për riaktivizimin e termocentraleve është i përkohshëm dhe se autoritetet mbeten të përkushtuara në luftën kundër ndryshimeve klimatike, shkruan Bild.

Në video-mesazhin e tij, Scholz shprehu keqardhjen për vendimin e Berlinit për të aktivizuar 16 termocentrale dhe për të dhënë leje operimi për 11 të tjerë për shkak të frikës së ndërprerjeve të reja në furnizimin me gaz natyror nga Rusia, për të kompensuar mungesën e energjisë.

“Për shkak të sulmit brutal rus ndaj Ukrainës, na u desh të përdorim përkohësisht disa objekte që u mbyllën, por vetëm për një periudhë të shkurtër kohore”, theksoi Scholz.

Ai këmbënguli se Gjermania mbetet e përkushtuar për t'i dhënë fund emetimeve të gazeve serrë deri në vitin 2045, që është shumë më herët se vendet e tjera të mëdha industriale.

Scholz shtoi se Berlini do të bëjë gjithçka që mundet për të luftuar ndryshimin e klimës.

Artikuj të ngjashëm