Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Scholz: Ukraina do t’i ndiejë pasojat e luftës për 100 vjet

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se Ukraina mund t’i ndiejë pasojat e luftës së Rusisë "për 100 vjet" për shkak të bombave të pashpërthyera, me të cilat janë mbushur qytetet, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Scholz ka thënë se për këtë arsye Ukraina duhet të ndihmohet gjatë rindërtimit.

"Kjo është arsyeja pse ne gjithashtu do të duhet të punojmë së bashku për rindërtimin", u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi në Berlin të mërkurën mbrëma.

Duke iu referuar të kaluarës së Gjermanisë së shkatërruar nga lufta, kancelari tha se "ata që jetojnë në Gjermani e dinë se bomba nga Lufta e Dytë Botërore zbulohen ende shpesh".

Artikuj të ngjashëm