Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Sanxhaku nuk mund të krahasohet me Republikën Serbe”

Kryetari i Serbisë Alaksandar Vuçiq ka thënë se Republika Serbe nuk mund të krahasohet me Sanxhakun, ose siç e ka quajtur më pas ai, me rajonin e Rashkës, transmeton Koha.net.

Vuçiqi , përcjell “veçernje novosti” ka thënë se pozita e tyre në Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës dhe në atë të Serbisë nuk janë të njëjta.

“Republika Serbe dhe ekzistimi i saj është i garantuar me Kushtetutë. Sanxhaku, kjo nuk është Perandoria Otomane, nuk ekziston si e tillë në Kushtetutën e Serbisë”, ka thënë ai.

Kryetari ka shtuar se fjalët e tij se Serbia e do Republikën, nga disa politikanë në Bosnjë e Hercegovinës po përmendin po në këtë mënyrë Sanxhakun.

Vuçiq ka folur edhe për marrëdhëniet me Malin e Zi duke theksuar se te udhëheqësit e dy vendeve ka dallime dhe se do ta ftojë për vizitë në Serbi kryetarin e Malit të Zi Milo Gjukanoviqin.