Takimi i javës që vjen mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreanoverior, Kim Jong Un do të zhvillohet në “Capella Hotel” në ishullin Sentoza në Singapor, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
“Ne falënderojmë pritësin ton të madh Singaporin për mirëpritjen e tyre”, shkruan në Twitter zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.
Dy liderët pritet të takohen në orën 09:00 sipas kohës lokale, në shtetin aziatik, që ka marrëdhënie të mira me të dyja vendet.
Bisedimet pritet të përqendrohen në programin e Phenianit për armët bërthamore dhe tensionet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut.
Artikuj të ngjashëm