Derisa ekipi akrobatik i forcave ajrore italiane "Frecce Tricolori" ka përshëndetur liderët e G7 në Sicili duke fluturuar në qiell, aktivistët ekologjikë kanë organizuar protesta.
Akrobacionin e fluturimit liderët nga shtatë vendet më të zhvilluara e kanë vështruar nga kopshti elitar i hotelit “San Domeniko Palace” në Taormini ku po mbahet Samiti G7.
Protestuesit kanë kërkuar që të ndalen ndryshimet klimatike, ndërsa kanë bërë thirrje për “rezistencë”, transmeton Koha.net.
Ata gjithashtu janë maskuar si liderët e këtij samiti, kurse kanë kërkuar që të luftohet edhe uria, pasi sipas tyre “kriza e urisë ka goditur mbi 30 milionë njerëz”.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm