Siguria evropiane, problemi me migrimin dhe ndryshimet klimatike do të jenë një nga temat kryesore për të cilat do të debatojnë shefat e shteteve ose qeverive të anëtareve të BE-së në takimin e tyre dyditor, që sot fillon në Bruksel.
Siç njoftoi Këshilli Evropian, liderët e BE-së në këtë Samit do të bisedojnë për sigurinë dhe mbrojtjen e përbashkët, për sigurimin e vendeve të reja të punës, për marrëveshjen për ndryshime klimatike dhe për marrëdhëniet e jashtme.
Krahas kësaj, në kuadër të Samitit do të mbahet edhe seancë në format BE-27, gjegjësisht takim i shefave të shteteve ose qeverive të anëtareve të bllokut pa pjesëmarrje të kryeministres britanike Thereza Mej, në të cilin do të bisedohet për procesin e largimit të Britanisë së Madhe nga Unioni dhe për ardhmërinë e saj pas Brexitit.
Për nesër është parashikuar që kryeministrat e Estonisë, Bullgarisë dhe Austrisë t'i prezantojnë prioritetet e kryesimeve të vendeve të tyre me BE-në në 18 muaj e ardhshëm - nga 1 korriku i vitit 2017 deri më 31 dhjetor të vitit 2018.
-
Edhe zgjerimi temë e samitit të BE-së
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor sot në Tivat, Kosova kërkon trajtim të drejtë në procesin e zgjerimit
-
Mblidhen ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë-Serbi
-
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
-
Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Bruksel për të vendosur për financimin e Ukrainës