Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sadiq Khan fiton mandatin e dytë në krye të Londrës

Laboristi Sadiq Khan ka fituar një mandat të dytë si kryebashkiak i Londës, duke mundur rivalin e tij konservativ, Shaun Bailey.

Khan ka fituar 55,2% të votave në balotazh me Bailey pasi asnjëri nuk arriti të siguronte shumicën në raundin e parë të votimit.

Ai është bërë kryebashkiaku i parë mysliman i një kryeqyteti evropian kur për herë të parë ka fituar zgjedhjet në vitin 2016.

Duke folur pasi ka fituar mandatin e dytë në krye të Londrës, Khan ka premtuar se do të vazhdojë të punojë shumë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për Londrën.

Në zgjedhjet e majit, Sian Berry nga Partia e Gjelbërt është radhitur e treta teksa Luisa Porritt nga Liberal-Demokratët është radhitur e katërta.

Artikuj të ngjashëm