Ministria e Mbrojtjes së Rusisë thotë se ka goditur një fabrikë të municionit në afërsi të Kievit, raporton agjencia Reuters.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka thënë se është shkatërruar një fabrikë e armëve në afërsi të qytetit Brovary në periferi të Kievit.
“Gjatë natës, me një sulm ajror me raketa të saktësisë së lartë është shkatërruar fabrika e municionit në afërsi të qytetit Brovary në rajonin e Kievit”, tha Konashenkov.
Po ashtu Konashenkov ka thënë se forcat ruse kanë qëlluar një aeroplan ushtarak ukrainas në të cilin ishte një dërgesë e armëve nga shtetet perëndimore.
Në mëngjesin e të dielës janë dëgjuar shpërthime të forta në kryeqendër të Ukrainës, Kiev.