Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia thotë se ekonomia e saj do të ketë deflacion në qershor

Rusia do të ketë deflacion në ekonominë e vet në qershor, me konsumatorët që priren të kursejnë, në vend që të shpenzojnë, sipas ministrit të Ekonomisë, Maxim Reshetnikov.

Duke folur në një konferencë të grupit kryesor të lobit të biznesit të Rusisë, ai u shpreh se kërkesa në ekonominë ruse mbetet e ulët.

Vërejtjet e tij tregojnë se lufta në Ukrainë, e shoqëruar me sanksionet e vendosura nga Perëndimi, mund të jetë duke shkaktuar dëmin në financat e vendit.

Në ekonomi, deflacioni është ulje e nivelit të përgjithshëm të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve. Deflacioni ndodh kur norma e inflacionit bie nën 0%. Inflacioni ul vlerën e monedhës me kalimin e kohës, por deflacioni i papritur e rrit atë.