Rusia tha se ka zgjidhur çështjen e borxhit të jashtëm, të trashëguar nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Ministria e Financave tha të martën se Qeveria i ka paguar Bosnje dhe Hercegovinës 125.2 milionë dollarë, të cilat i kanë takuar për shkak të marrëveshjeve tregtare midis ish-Bashkimit Sovjetik dhe ish-Jugosllavisë.
Në deklaratë thuhet se Moska e ka zgjidhur çështjen e borxhit me Bosnjën më 8 gusht dhe se ky vend ishte kreditori i fundit i Bashkimit Sovjetik, me të cilin çështja e borxheve nuk ishte zgjidhur.
Rusia dhe Bosnja kanë nënshkruar marrëveshjen për pagesën e borxheve në Moskë, në muajin mars.
Rusia ka marrë përsipër gjithë borxhin e jashtëm të Bashkimit Sovjetik pas shpërbërjes së tij në dhjetor të vitit 1991.
Vlera e këtij borxhi ka qenë rreth 70 miliardë dollarë.
-
Kroacia dhe Bosnja me marrëveshje për tubacion gazi, për të zvogëluar varësinë nga Rusia
-
Qeveria miraton pakon e 19-të të masave kundër Rusisë e Bjellorusisë
-
BE i kthen përgjigje OJQ-ve në Kosovë për heqjen e masave
-
BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa përdorur asetet ruse
-
Qeveria miraton ndryshimet për zbatimin e sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë