Parlamenti i Rusisë do të debatojë të mërkurën ndërsa do të shqyrtojë një Projektligj për ta larguar pjesën e epërme të kufirit të moshës për rekrutët ushtarakë, shkruan “Sky News”.
Aktualisht ushtarët që nënshkruajnë për t’iu bashkuar ushtrisë duhet të jenë nga 18 deri 40 vjet, apo 18 deri 30 vjet nëse nuk janë shtetas rus.
Po thuhet se duhen shkathtësi të veçanta për disa detyra ushtarake, dhe njerëzit ato mund t’i zhvillojnë vetëm ne mesin e të 30-ave apo në të 40-atat.
Rusia ka humbur numër të madh të ushtarëve që kur ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Kjo mund të jetë një mënyrë për të zgjeruar rekrutimin.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia e rrit kufirin e moshës për ushtarë në 50 vjet
-
Rusia po shqyrton heqjen e kufijve të moshës për shërbimin ushtarak
-
Putin nënshkruan dekretin për rekrutimin e 160 mijë ushtarëve të rinj
-
Rusia heq kufizimin e moshës për ushtarët profesionistë
-
Rusia pranon se përdori rekrutë në pushtimin e Ukrainës