Rusia ka miratuar një draft-marrëveshje me Egjiptin, që avionët luftarakë rusë të përdorin bazat ushtarake egjiptiane, një lëvizje kjo që i mundëson Moskës të rrisë prezencën ushtarake në Lindjen e Mesme.
Draft-marrëveshja është publikuar më 30 nëntor, pasi është nënshkruar nga kryeministri rus, Dmitry Medvedev. Sipas këtij dokumenti, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë do të negociojë detajet e marrëveshjes me zyrtarët e Egjiptit.
Kjo marrëveshje do të lejojë që ushtritë e dy vendeve të përdorin bazat ajrore të njëri-tjetrit, për një periudhë pesë vjeçare, me mundësi të zgjatjes të kësaj periudhe nëse dy palët pajtohen.
Rusia ngriti profilin e saj në Lindjen e Mesme më 2015, pasi nisi një fushatë ajrore në mbështetje të trupave të presidentit sirian, Bashar al-Assad. Rusia ka bazë ajrore në Siri dhe strukturë për furnizim detar, por po planifikon që t’i zgjerojë ato.
-
Putini takohet me Assadin, bisedojnë për situatën në Lindjen e Mesme
-
Në garën e superioritetit të armëve, Rusia sfidon hegjemoninë e SHBA-së
-
Rusia furnizon Sirinë me sisteme të reja raketore
-
Rusia dhe SHBA-ja me plan të përbashkët për kthimin e refugjatëve sirianë
-
Rusia do të dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në Siri