Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia paralajmëron se do t’i përgjigjet Perëndimit për dërgimin e raketave në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se trupat e tij do t’i përgjigjen dërgimit të raketave me rreze të gjatë veprimi nga Britania e Madhe dhe SHBA-ja në Ukrainë.

“Sa më e gjatë të jetë gama e armëve të Perëndimi i dërgon në Ukrainë, aq më tej do ta shtyjmë vijën nga e cila neo-nazistët mund ta kërcënojnë Federatën Ruse”, tha ai në një konferencë shtypi, shkruan BBC.

Rusia ka pohuar se neo-nazizmi është i përhapur në Ukrainë, pretendim ky që është hedhur poshtë nga Kievi dhe vendet perëndimore si i pabazë.