Prokurorët rusë kanë ngritur padi për të likuiduar grupin më të shquar të të drejtave njerëzore në Rusi, “Memorial”.
Grupi ka bërë të ditur se është njoftuar nga Gjykata Supreme se prokurorët kishin kërkuar mbylljen e tij, nën akuzat për shkelje të ligjit për agjentët e huaj.
Kjo lëvizje sipas grupit, është e motivuar politikisht dhe është pa bazë ligjore.
“Memorial” është grupi më i vjetër rus i të drejtave civile, dhe është themeluar nga fundi i viteve të 80-ta, nga disidentët, përfshirë këtu edhe fizikanin e famshëm, Andrei Sakharov.
Ndërkohë, rasti gjyqësor për mbylljen e “Memorial” pritet të nisë më 25 nëntor.
Edhe
Rusia mbyll grupin e të drejtave të njeriut, “Memorial”
Kjo padi vjen në një kohë kur në Rusi është zgjeruar goditja ndaj zërave të pavarur dhe kundërshtues.
“Memorial” i bashkohet një liste në rritje të mediave hulumtuese, gazetarëve dhe organizatave të të drejtave që janë etiketuar si agjentë të huaj këtë vit.