Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se ushtarët rusë dhe ata sirianë kanë gjetur trupin e një ushtari izraelit të zhdukur gjatë luftës me Libanin në vitin 1982.
Putin e bëri këtë deklaratë gjatë takimit në Moskë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Rreshteri, Zachary Baumel, ka qenë në listën e të zhdukurve së bashku me dy ushtarë tjerë izraelitë që kanë luftuar gjatë pushtimit të Libanit nga ana e Izraelit.
Putin tha se eshtrat e tij iu dorëzuan autoriteteve izraelite.
“Jemi shumë të lumtur që do të kenë mundësi t'i bëjnë nderimet ushtarake në vendin e tij, si dhe më e rëndësishme, familjarët e tij do të kenë mundësi të dërgojnë lule te varri i tij”, tha presidenti Putin.
Ushtari Baumel ka qenë i lindur në SHBA mirëpo migroi në Izrael së bashku me familjen në vitin 1970.
Edhe
Vriten dy ushtarë izraelitë në Liban
Ai u zhduk gjatë luftës, në fshatin Sultan Yacoub të Libanit, në afërsi të kufirit me Sirinë. Rreth 20 ushtarë izraelitë ishin vrarë gjatë këtyre luftimeve.
Baumel ka qenë vozitës i tankut ndërkaq edhe dy ushtarë tjerë, Zvi Feldman dhe Yehuda Katz, ishin të listuar si të zhdukur dhe të konsideruar të vdekur.
“Luftëtarët rus duke rrezikuar jetën e tyre, i sollën eshtrat e Zachary’s në territorin e Izraelit”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu./REL
-
Izraeli gjen trupin e pengut të fundit të mbetur në Gazë
-
Kushner shkon në Izrael për fazën tjetër të armëpushimit në Gazë
-
Hamasi njofton kthimin e trupit të një ushtari izraelit të mbajtur që nga viti 2014
-
Izraeli kthen trupat e 15 palestinezëve pasi militantët dorëzojnë mbetjet e një pengu izraelit