Lajmi se Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Mali i Zi kanë ndaluar fluturimin e avionit të shefit të diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, ka tronditur Moskën zyrtare.
Ndërsa BE-ja dhe NATO e mirëpritën vendimin e tri shteteve anëtare për t’ia ndaluar fluturimin Segej Lavrovit për në Beograd, reagimet në Moskë ishin të ndryshme.
Lavrov ishte paraparë të vizitonte Beogradin më 7 qershor, por sipas Reutersit, vizita e tij tashmë është anuluar.
Drejtori i agjencisë shtetërore ruse të hapësirës “Roskosmos”, Dimitri Rogozin, përmes Twitterit shprehu zemërimin e tij ndaj katër vendeve dhe u dërgoi një mesazh kërcënues me një fjalë "Sarmat", që është emri i raketës së fuqishme balistike të Rusisë.
Ai ka shkruar një mesazh në Twitter me përmbajtjen, të cilën mediat e kanë përkthyer si kërcënim për këto vende.
"Ajo që është e mirë është (raketa) ‘Sarmati’? Ajo nuk do të kërkojë pëlqimin për fluturim nga bullgarët frikacakë, rumunët hakmarrës dhe malazezët që tradhtuan historinë tonë të përbashkët”, ka shkruar Rogozin.
Edhe
BE-ja mirëpret vendimin e Malit të Zi për fluturimin e Lavrovit
Në fakt, ai shpesh përmend raketat balistike në paraqitjet e tij në Twitter. Në një rast, ai uroi Perëndimin për Vit të Ri me një babadimër pranë raketës balistike “Topol M”.
Dmitri #Rogozin commented on the incident by complaining about "cowardly Bulgarians, vindictive Romanians and Montenegrins, who betrayed our common history". pic.twitter.com/WOqiQZENUg
— NEXTA (@nexta_tv) June 6, 2022