Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia kërcënon se do të tërhiqet nga bisedimet me Ukrainën

Kremlini ka kërcënuar se do të tërhiqet nga bisedimet për paqe me Ukrainën, ndërsa ka akuzuar palën ukrainase për sulm brenda territorit rus, raporton “Daily Mail”.

Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov ka thënë se dy helikopterë ushtarakë rusë kanë fluturuar për afro 40 kilometra brenda territorit të Rusisë pa u vërejtur, deri në qytetin Belgorod, ku kanë lansuar raketa S-8 në depon e naftës Roseneft, duke shkaktuar zjarr të madh.

“Sigurisht se kjo nuk është diçka që mund të përceptohet si krijim i kushteve të mira për vazhdim të negociatave”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

E ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleva, ka thënë se Ukraina as nuk mund ta konfirmojë e as ta përjashtojë mundësinë e përfshirjes në sulmin në depon e naftës në qytetin rus Belgorod.

“Nuk mund të konfirmoj apo mohoj pretendimin se Ukraina ishte përfshirë në këtë, pasi nuk kam gjitha informatat ushtarake”, ka thënë Kuleba gjatë një adresimi në Poloni, raporton agjencia Reuters.

E nga Presidenca e Ukrainës është thënë se bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë janë kthyer në format online.