Për tri dekada, Rusia u përpoq të integrohej në ekonominë globale derisa me luftën e nisur në Ukrainë, ia hodhi poshtë presidentit Vladimir Putin tërë këtë mund.
Në një analizë të publikuar në Agjencinë e lajmeve "Reuters", thuhet se shpejtësia me të cilën Rusia po shkëputet nga bota e zhvilluar është befasuese, derisa vendosja e sanksioneve dhe kriza ekonomike, i kanë detyruar shumë kompani të mos iu shesin rusëve.
Sanksionet financiare, të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropa dhe Japonia, ekspozuan dobësi të mëdha në mbrojtjen ekonomike të Putinit, duke ia pamundësuar këmbimin valutor prej 630 miliardë dollarëve.
“Kufizimet në eksportet e kompjuterëve, kompleteve të telekomunikacionit dhe pjesëve të avionëve do të pengojnë industrinë ruse, e cila është përfshirë gjithnjë e më shumë në zinxhirët e furnizimit global. Putini dhe zyrtarët e tij janë përgjigjur duke parandaluar largimin e kapitalit nga vendi, duke ndërprerë papritur lidhjet e ndërlikuara financiare”, thuhet nga “Reuters”.
Bëhet e ditur se paqartësia e vendosjes së sanksioneve dhe mundësia e masave të tjera, e kanë rritur edhe më shumë ndikimin në Rusi. Furnizuesit teknologjikë kanë ndaluar dërgimin e porosive në Rusia, derisa avokatët po përpiqen në mënyrë ligjore t’i lejojnë ato. Kjo ka krijuar situatë konfuze, deria bankat dhe kryesit e pagesave, janë treguar të kujdesshëm për transferimin e parave të gatshme, edhe në rast se sanksionet nuk zbatohen.
Edhe
“Loja e gjatë” e Putinit në Ukrainë, mund të mos zhvillohet siç e parashikon ai
Kriza, sipas “Reutersit” pritet të shtohet në Rusinë “Putiniane” pasi SHBA-ja po diskuton për një embargo të naftës, ndërsa Evropa planifikon të heqë varësinë ndaj gazit rus. Krah Rusisë në rrafshim ekonomik, mund t’i dalin India e Kina. Kjo e fundit mund ta furnizojë Rusinë me pajisje elektronike dhe makineri që Perëndimi s’do t’i japë më. Megjithatë, një lëvizje tillë e situatës do të marrë kohë.
Përktheu: Ermir Bujupaj