Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Anatoli Antonov u emërua sot ambasador i Rusisë në SHBA, njoftoi Kremlini në një kohë kur marrëdhëniet mes Moskës dhe Washingtonit janë në nivelin më të ulët.
“Anatoli Ivanovitch Antonov u emërua me një dekret presidencial ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Federatës së Rusisë në SHBA”, thuhet në komunikatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKonsideruar si një diplomat me eksperiencë dhe një negociator i ashpër, Antonov, 62 vjeç, do të zëvendësojë në këtë post Serguei Kisliak.
Ky i fundit u akuzua nga media amerikane se kishte kryer komplot për të lehtësuar ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, pas zbulimit të takimeve të tij me këshilltarët e kandidatit republikan.
Anatoli Antonov, i cili flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe birmane sipas portretit të tij në faqen e internetit të diplomacisë ruse, ka qenë ish-ministër i Punëve të Jashtme që prej dhjetorit 2016.
Në vitet 2011 dhe 2016 ai ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes, pasi kishte drejtuar për shtatë vjet Departamentin e ngarkuar me çështjet e sigurisë dhe çarmatimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.