Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, ka paralajmëruar NATO-n që të mos dërgojë ndihmë ushtarake në Ukrainë, raporton BBC.
“Ne do të shohim të gjitha transportet e armëve dhe pajisjeve të NATO-s që arrijnë në Ukrainë si shënjestër legjitime për ta shkatërruar”, tha Shoigu për mediumet ruse.
Ai ka akuzuar NATO-n dhe aleatët e saj se po vazhdon ta furnizojë Ukrainën me armë.
SHBA-ja dhe shtetet perëndimore e kanë armatosur Ukrainën për t’i rezistuar Rusisë.
Britania e Madhe të martën ka premtuar 300 milionë funte ndihmë ushtarake, përfshirë pajisje ushtarake elektronike, sistem të radarëve dhe syze për të parë natën.
Artikuj të ngjashëm
-
Stoltenberg: NATO-ja nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë
-
Rusia paralajmëron shtimin e sulmeve ndaj depove të armëve në Ukrainë
-
Rusia paralajmëron Francën kundër dërgimit të trupave në Ukrainë
-
Rusia kërkon nga BE-ja dhe NATO të mos e furnizojnë me armë Ukrainën
-
Rusia paralajmëron “përshkallëzim të pakontrollueshëm”, s’e do NATO-n si paqeruajtëse në Ukrainë