Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia bombardon rrjetin e energjisë elektrike në Kiev

Gjatë kësaj jave Rusia kreu sulme me dronët shpërthyes iranianë. Sipas raportimeve, ushtria ruse synon goditjen e stacioneve të energjisë elektrike në Kiev dhe në Lviv, në perëndim të vendit. Zyra e presidentit, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje banorëve të Kievit që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike në orët e mbrëmjes

(AP/CNN) - Sulmi me raketa ka dëmtuar rëndë rrjetin kryesor energjetik të Kievit në Ukrainë, duke përmbushur planin për të lënë pa energji elektrike zonat më të populluara të kryeqytetit ukrainas. Rusia të shtunën gjithashtu ka mbrojtur rajonet e pushtuara nga kundërofensiva e Ukrainës.

Guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba, ka thënë se nga sulmi me raketa nuk pati të vdekur. Kompania e energjisë elektrike “Ukrenergo” ka bërë të ditur se ekipet janë duke punuar për kthimin e energjisë elektrike, por ka paralajmëruar banorët për reduktime të ashpra.

Pas shpërthimit të kamionit që dëmtoi rëndë urën që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar, Kremlini ka nisur atë që besohet se është sulmi më i madh raketor në Ukrainë që kur nisi pushtimin e shtetit në muajin shkurt.

Gjatë kësaj jave Rusia kreu sulme me dronët shpërthyes iranianë. Sipas raportimeve, ushtria ruse synon goditjen e stacioneve të energjisë elektrike në Kiev dhe në Lviv, në perëndim të vendit.

Zyra e presidentit, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje banorëve të Kievit që të kursejnë sa më shumë energji elektrike në orët e mbrëmjes.

Edhe Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta Botë Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta

Ndërkaq grupi i parë i ushtarëve rusë për të formuar forcën e re të përbashkët me trupat bjelloruse mbërriti të shtunën në Bjellorusi, ka bërë të ditur Ministria bjelloruse e Mbrojtjes.

“Ushtarët e parë rusë që janë pjesë e grupimit rajonal të trupave mbërritën në Republikën e Bjellorusisë. Ushtarët u pritën ngrohtësisht me bukë e kripë”, thuhet në deklaratë.

Ndërkaq, presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, ka thënë se ky vendim është marrë për shkak të përkeqësimit të kufijve perëndimorë të Bashkimit.

“Për shkak të përkeqësimit në kufijtë perëndimorë, ne ramë dakord të vendosim një grupim rajonal të Federatës Ruse dhe të Republikës së Bjellorusisë”, tha të hënën udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Belta.

Masa vjen pas pretendimeve të bëra nga Bjellorusia se Ukraina po planifikon të sulmojë territorin e saj.

Ministra e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha të martën se kjo ishte një masë mbrojtëse dhe ishte për të garantuar sigurinë.

Ministria e Mbrojtjes publikoi gjithashtu një video të shtunën që tregon mbërritjen e personelit dhe pajisjeve ushtarake ruse.

“Kemi mbërritur në tokën bjelloruse. Takimi ishte shumë i ngrohtë, shumë i këndshëm. Ne mbërritëm në Republikën e Bjellorusisë për të ndihmuar popullin vëllazëror bjellorus, ne jemi të gatshëm të kryejmë çdo detyrë që marrim nga komanda. Të gjithë janë në një humor luftarak”, ka thënë zëvendëskomandanti rus Viktor Smeyan.

Edhe Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev Botë Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev

Njoftimi i Lukashenkos shtoi frikën e bashkëpunimit të thelluar ushtarak midis aleatëve të ngushtë dhe se trupat bjelloruse mund t'i bashkohen zyrtarisht pushtimit të Rusisë.

Ndikimi i një ndërhyrjeje të tillë për sa i përket fuqisë ushtarake do të ishte i kufizuar: Bjellorusia ka rreth 45.000 trupa aktive, të cilat nuk do të forconin ndjeshëm rezervat e Rusisë. Por kjo do të kërcënonte një tjetër sulm në krahun verior të Ukrainës poshtë kufirit me Bjellorusinë.