Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrymat e ujit mbytin 11 alpinistë

Të paktën 11 alpinistë humbën jetën në një "përmbytje të papritur" gjatë ecjes në jug të Italisë, ndërsa shumë prej tyre konsiderohen të zhdukur.

Ata vdiqën kur rrëketë i morën me vete ndërsa po ecnin nëpër gryka në një park kombëtar në rajonin e Kalabrisë.

18 vetë u shpëtuan, përfshirë një djalë 10-vjeçar, ndërsa gjashtë u dërguan në spital.

Zyrtarët lokalë thonë se numri i saktë i personave të zhdukur nuk dihet.

Karlo Tansi, nga mbrojtja civile, u tha gazetarëve se njerëzit janë bartur nga uji deri në tri kilometra dhe se ata u "katapultuan si plumba" kur u goditën nga rrymat e ujit.

"Gryka e Raganelos është e ngushtë dhe e lartë, është e mbushur ujë brenda një kohe shumë të shkurtër," tha ai.