Sulmet e rrufesë ua kanë marrë jetën së paku 38 personave në 24 orët e fundit, kanë bërë të ditur zyrtarët. BBC-ja ka raportuar ndërkaq se 16 prej viktimave po shkrepnin selfie në momentin kur u sulmuan.
Shumica e të vdekurve ishin nga shteti perëndimor Raxhastan, ku 11 persona vdiqën derisa po qëndronin në një karakoll të shekullit dymbëdhjetë. Edhe policia e ka konfirmuar se disa prej viktimave po bënin selfie afër kullës së vrojtimit.
Njëzet persona të tjerë janë lënduar në sulme tjera të rrufesë pasi vendi u përfshi nga një stuhi e reshjeve të monsuneve. Në Utar Pradesh 18 persona vdiqën nga sulmet e së dielës. Shumica ishin punëtorë fermash.
Në çastin e sulmit ata po punonin në fusha. Dy shtetet federale kanë bërë të ditur se do t’i ndihmojnë financiarisht familjet e viktimave. India ka paralajmëruar se sulme të reja rrufesh priten edhe gjatë ditëve të ardhshme.