Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rritet siguria në qytetet evropiane në natën e ndërrimit të motmoteve, disa vende anulojnë festimet

Si pasojë e konflikteve në Ukrainë e Gaza, festimet e Vitit të Ri në shumë vende të botës janë lënë nën hije. Siguria në qytetet evropiane është rritur në natën e ndërrimit të motmoteve, me Rusinë e Pakistanin që kanë anuluar tërësisht festimet.

Me festimet e ndërrimit të motmoteve që janë lënë nën hije nga luftërat e vazhdueshme në Ukrainë dhe Gaza, shumë qytete kanë vendosur siguri shtesë dhe disa vende madje kanë anuluar tërësisht ngjarjet e Vitit të Ri.

Në Vatikan, Papa Françesku e cilësoi vitin 2023 si një vit të shënuar nga lufta. Ai u lut për “popullin ukrainas, atë palestinez e izraelit, për popullin sudanez dhe shumë të tjerë”.

E siguria pritet të rritet në qytetet evropiane të dielën.

Në Francë, 90 mijë oficerë të zbatimit të ligjit do të shërbejnë në tërë vendin të dielën, me rreth 6 mijë prej tyre në Paris.

Në Berlin, po ashtu rreth 4.500 oficerë policie pritet të ruajnë rendin dhe të shmangin trazirat si një vit më parë.

Edhe Macron: Evropa duhet të jetë gati nëse SHBA-ja s’është në anën e saj Botë Macron: Evropa duhet të jetë gati nëse SHBA-ja s’është në anën e saj

E përtej oqeanit, në Times Square të New Yorkut, zyrtarët dhe organizatorët kanë thënë se janë të përgatitur që të mirëpresin dhjetëra mijëra persona në qendër të qytetit të Manhatanit dhe të garantojnë sigurinë e tyre, gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Në Rusi, veprimet ushtarake të vendit në Ukrainë kanë zbehur festimet e fundvitit, me fishekzjarrët dhe koncertin e zakonshëm në Sheshin e Kuq të Moskës të anuluar, si vitin e kaluar.

E edhe në Pakistanin me shumicë myslimane, qeveria ka ndaluar të gjitha festimet e Vitit të Ri si një akt solidariteti me palestinezët.

Mesazhe besimi u përcollën të dielën nga kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili ka përdorur fjalimin e tij të Vitit të Ri për t’u bërë thirrje qytetarëve të vendit që të mos e humbin besimin në të ardhmen, ndërsa ata po përshtaten me një botë që përjeton kriza të shumta dhe që po ndryshon me ritëm gjithnjë më të shpejtë.

“Kaq shumë vuajtje; aq shumë gjakderdhje. Bota jonë është bërë një vend më i paqëndrueshëm dhe më i ashpër. Po ndryshon me një shpejtësi marramendëse”, ka thënë Scholz.

Edhe Mungon përmbajtja në natën festive: Dhjetëra viktima të sulmeve në SHBA, Gazë e Ukrainë Botë Mungon përmbajtja në natën festive: Dhjetëra viktima të sulmeve në SHBA, Gazë e Ukrainë

2023-a ishte vit i përpjekjeve në skenën botërore, teksa forcat e mospajtimeve u shtuan ndjeshëm.

Luftërat e vjetra vazhduan dhe shpërthyen të rejat. E shumë prej këtyre ngjarjeve do të vazhdojnë edhe në vitin 2024, ndoshta edhe përtej.