Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rritet numri i të vdekurve në Britani nga koronavirusi, 412 në 24 orët e fundit

Numri i të vdekurve në Britani e Madhe nga rastet e konfirmuara me COVID-19 është rritur për 412, duke arritur shifrën e 37.460, është njoftuar nga autoritetet e Shëndetësisë, transmeton agjencia Reuters.

Mirëpo, shifra dyshohet se është mbi 47.000, nëse llogariten edhe vdekjet nga rastet e dyshuara me COVID-19.

Në Spanjë kanë vazhduar të ulet numri i të vdekurve. Spanja ka regjistruar vetëm një të vdekur në 24 orët e fundit, duke arritur në shifrën totale të 27.118.

Në një mënyrë të re të raportimit të rasteve, Spanja ka njoftuar se vetëm 39 të vdekur janë regjistruar nga koronavirusi në shtatë ditët e fundit. Numri total i të infektuarve është 236.769.