Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se si pasojë e sëmundjes së kolerës, në Jemen kanë vdekur 859 persona, raporton AA.
Nga 27 prilli e këndej, epidemia është regjistruar në 20 qarqe administrative ku janë infektuar 116.700 persona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFëmijët të moshës deri 15-vjeçare përbëjnë 46 për qind të të prekurve nga kolera, ndërsa rreth 33 për qind të të vdekurve janë persona të moshës mbi 60-vjeçare.
Nga shkaku i konfliktit në Jemen, i cili ka hyrë në vitin e tretë të tij, rreth tre milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që kushtet e këqija sanitare dhe mungesa e ujit të pijshëm bën që popullata të përballet me rrezikun e infektimit nga kolera.