Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rritet çmimi i naftës mes frikës së përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez

Çmimi i naftës është rritur për shkak të mundësisë që konflikti izraelito-palestinez të përhapet në një zonë më të gjerë. Konflikti është në rajonin ku janë prodhuesit kryesorë të naftës në Lindjen e Mesme. Nëse lufta përhapet në më shumë vende, investitorët kanë frikë se mund të ndikojë negativisht në furnizimet e naftës.

Nafta e papërpunuar Brent të martën u tregtua me 90.41 dollarë për fuçi, 0,65 për qind më shumë se dje. Nafta e SHBA-së, West Texas Intermediate (WTI), u tregtua me 86,01 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë, 0.61 për qind më shumë se të hënën.

Gjithashtu, rënia e dollarit amerikan kundrejt valutave të tjera ka kontribuar në rritjen e çmimit të naftës. Indeksi i dollarit amerikan ra me 0.15 për qind në 105.172 dollarë.

Investitorët po vëzhgojnë nga afër edhe politikën e normave të interesit në SHBA, pasi ajo indirekt ndikon në kërkesën e naftës në konsumatorin më të madh të naftës në botë.