Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën pas një rënie të mprehtë në rezervat amerikane sesa që pritej.
Nafta u shtrenjtua me 1.9 për qind në Nju Jork, sipas agjencisë Bloomberg.
Çmimi i naftës amerikane u rrit me 88 centë në 65,95 dollarë për fuçi në tregtimin e përditshëm në bursën e Nju Jorkut.
Rezervat e naftës amerikane ranë javën e kaluar për 5.91 milionë fuçi, gjë që është mbi pritjet e 12 analistëve që individualisht morën pjesë në sondazhin e Bloomberg.
Rritja më e madhe në çmimin e arit të zi ka dëmtuar ngritjen e rezervave të benzinës amerikane prej 3.28 milionë fuçi.
OPEK do të mbajnë një takim së shpejti, tema kryesore e të cilit do të jetë nëse do të mbahen kufijtë e prodhimit në nivelin aktual ose do të rrisin prodhimin deri në një masë të caktuar
-
Rriten çmimet e naftës pasi Irani pezulloi bisedimet me SHBA-në
-
Çmimet e naftës po rriten ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po zgjerohet
-
Çmimi i naftës afër rekordit
-
Nafta arrin çmimin më të lartë që nga fillimi i majit
-
Shtrenjtohet nafta, arrin në mbi 100 dollarë për fuçi për herë të parë pas dy muajsh