Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrëzohet mocioni i mosbesimit ndaj ministrit të Jashtëm të Maqedonisë

Shkup, 30 janar – Parlamenti maqedonas ka hedhur poshtë një mocion mosbesimi ndaj ministrit i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov, i akuzuar nga opozita konservatore se nuk ka kryer më së miri funksionet e tij dhe ka mbështetur dhe nënshkruar dy marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë, që konsiderohen të dëmshme për interesat e vendit.

Kërkimi i mocionit të mosbesimit për Dimitrovin është bërë nga VMRO-DPMNE, partia më e madhe e opozitës konservatore.

Mocioni u refuzua mbrëmë me 59 vota pro ministrit dhe 20 kundër tij.