Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se rrëzimi i një aeroplani mallrash në Lituani më 25 nëntor mund të ketë qenë “incident hibrid” me ndërhyrje nga jashtë.
“Tani duhet ta pyesim veten seriozisht nëse ky ishte aksident, apo nëse ishte një incident tjetër hibrid”, tha Baerbock për gazetarë në takimin e ministrave të Jashtëm të G7-ës në Itali.
“Së voni kemi parë shumë sulme hibride në Evropë, të cilat shpesh në shënjestër kishin individët dhe infrastrukturën, qoftë atë nënujore apo në sipërfaqe”, tha ajo, duke aluduar në këputjen e kabllove të telekomit në Detin Baltik rishtazi, për çka zyrtarët kanë thënë se mund të ketë qenë sabotim.
Autoritetet e Lituanisë nuk e kanë bërë një lidhje të tillë me rrëzimin e avionit.
Shumë agjenci perëndimore të inteligjencës e kanë akuzuar Moskën për përfshirje në akte sabotimi në Evropë, të cilat, sipas tyre, kanë për qëllim destabilizimin e aleatëve të Ukrainës sepse ajo mbështetet te qeveritë perëndimore në luftën e saj kundër pushtimit të plotë nga Rusia./REL
-
Von der Leyen: Nuk mund të tolerojmë shkelje të hapësirës ajrore – balonat mbi Lituani janë provokim
-
Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë dhe shqyrton aktivizimin e nenit 4 të NATO-s
-
Rusia fajtore për rreth 100 “incidente të dyshimta” në Evropë, thotë diplomati evropian
-
Një i vdekur dhe tre të lënduar nga rrëzimi i një aeroplani në Lituani
-
Gjermania dyshon për sabotim pasi u prenë dy kabllo nënujore në Detin Baltik