Më shumë se 1 mijë trupa janë gjetur deri më tani në Bucha dhe në qytete të tjera përreth Kievit. Shumë prej tyre u qëlluan në kokë.
14-vjeçari, Yura Nechyporenko, gati sa nuk vdiq.
Yura e babai i tij, Ruslan, 47-vjeç, ishin rrugës për t’i vizituar fqinjët e pambrojtur të strehuar në bodrume e shtëpi pa energji elektrike e ujë të pijshëm.
Biçikletat e tyre kishin të lidhura pëlhura me ngjyrë të bardhë, në shenjë se ata po udhëtonin në paqe.
Kur ushtari u doli përpara krejt papritur, Yura me babanë e tij u ndalën menjëherë dhe ngritën duart.
Edhe
Rrëfimi i 14-vjeçarit që pa me sy vdekjen në qytetin e tmerrit
“Po ngisnim biçikletën fiks deri këtu. Ushtari rus na doli nga prapa. Së pari armën e drejtonte për tokë, por pastaj e drejtoi drejt nesh dhe na tha të ndaleshim në gjuhën ruse”, ka thënë ai.
“Çfarë po bëni?”, kishte pyetur ai . Ushtari as që i dha kohë babait të Yuras të përgjigjej.
Djaloshi dëgjoi dy të shtëna. I ati ra në tokë, gojëhapur dhe krejt gjak.
Plumbi goditi edhe Yuran. Ai ra përtokë dhe mbylli sytë.
U dëgjua edhe e shtëna e fundit. Yura i shpëtoi plumbit falë bluzës ngjyrë hiri. Nëna e tij insiston se bluza është dëshmi dhe nuk duhet të flaket tutje.
“Ai qëlloi në dorën time të ngritur lart, por plumbi goditi mes gishtit tregues dhe gishtit të madh. Plumbi ma hoqi thoin”, ka thënë ai.
Edhe
Katër vjet luftë, Ukraina e lodhur por e vendosur
Rrëfimi i Yuras është pjesë e dëshmive për krime lufte të kryera nga ushtria ruse gjatë tërheqjes nga periferia e Kievit.
“Kur u ngrita në këmbë, pashë shumë gjak rreth babait”, ka thënë ai.
Sipas autoriteteve lokale, 31 fëmijë nën moshën 18 vjeç u vranë dhe 19 u plagosën.
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka bërë të ditur se të paktën 202 fëmijë në të gjithë Ukrainën janë vrarë në pushtimin rus dhe beson se numri real është dukshëm më i lartë.
Numri i Qeverisë ukrainase është 217 fëmijë të vrarë dhe mbi 390 të plagosur.
Familja u kthye në Bucha nga mesi i prillit, pasi rusët u tërhoqën. Babanë e nxori nga varreza masive e qytetit të tmerrit dhe e varrosi në varrezat lokale.
Edhe
Fëmijët ukrainas që humbën të dashurit e tyre në luftë flasin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
“Isha shumë i frikësuar dhe i thosha nënës që të mos iknim, sepse këta njerëz po vrasin gjithkënd”, ka thënë ai.
Djaloshi mbushi 15 vjeç më 12 prill. Ishte ditëlindje pikëllimi. Babai i tij, që ishte kuzhinier i mirë, zakonisht bënte skarë për të festuar.