Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ronaldinho mbetet në burgun e Paraguait

Foto: Reuters

Ish-futbollisti brazilian, Ronaldinho Gaucho, është urdhëruar që të mbahet në paraburgim në Paraguai. Ish-futbollisti i Barcelonës është arrestuar të premten, duke tentuar hyrjen në këtë shtet me një pasaportë false.

Të premten dhe të shtunën i ka kaluar në qelinë e stacionit policor së bashku me vëllain e tij, Roberto Assis, raporton KOHA.

Dyshja kërkoi që paraburgimi të shndërrohej në arrest shtëpiak, por gjykata refuzoi kërkesën e tyre me arsyetimin se pohimet e vëllait të Ronaldinhos se ka probleme me zemër, janë të pabaza. Gjykata, në vendimin e saj, ka arsyetuar se hyrja ilegale në Paraguai është fyerje kundër interesave të këtij shteti.

Me ligjet e Paraguait, zyrtarëve u duhen gjashtë muaj kohë për realizimin e hetimeve, por pala mbrojtëse ka apeluar këtë vendim. Një prokuror i rastit ka deklaruar se dyshja është mashtruar dhe se për këtë shkak, masa ndaj tyre duhet të kthehet në një gjobë për bamirësi.

Artikuj të ngjashëm