Këshilltari special i Departamentit amerikan të Drejtësisë, Robert Mueller ka urdhëruar të shihen të dhëna mbi llogaritë bankare të mbajtura nga Donald Trump dhe familja e tij.
“Deutsche Bank” mori një thirrje nga Mueller disa javë më parë, raporton Reuters, duke cituar një person të afërt me këtë çështje.
Ai tha se hetuesit donin informacion mbi transaksionet e caktuara parash dhe kredie, dhe se dokumentet kyçe tashmë ishin dorëzuar, transmeton kp.
Mueller po shqyrton pretendimet e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve dhe marrëveshjen e mundshme nga ekipi i Trump në këtë çështje, një deklaratë e mohuar nga presidenti Donal Trump dhe autoritetet ruse.
“Deutsche Bank”, banka më e madhe në Gjermani, i ka huazuar organizatës së Trumpit qindra milionë dollarë, për marrëveshjet e pasurive të paluajtshme. Kjo ka ndodhur pas falimentimit të biznesit të tij të hoteleve dhe kazinove në vitet e 90-ta.
Edhe
Demokratët hetojnë financat e tij, Trump padit “Deutsche Bank” dhe “Capital One”
Në qershor, banka gjermane hodhi poshtë një kërkesë nga demokratët, për të dhënë detaje të financave që lidhen presidentin Trump, duke u mbështetur në ligjet e privatësisë.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka insistuar se nuk ka asnjë bashkëpunim ndërmjet ekipit të tij të fushatës dhe Rusisë