Avio-kompania britanike “British Airways” dje njoftoi se i ka anuluar të gjitha fluturimet nga aeroportet londineze, Heathrow dhe Gatwick, pas “dështimit madhor të sistemeve të IT-së”.
Megjithatë, në njoftimin e sotëm, kompania thotë se synon që të operojë me një orar pothuajse normal të fluturimeve nga Gatwick dhe me shumicën e fluturimeve nga Heathrow pas dështimit të djeshëm që shkaktoi kaos për mijëra pasagjerë.
“Po vazhdojmë të punojmë shumë për të rikthyer të gjitha sistemet tona të IT-së dhe po synojmë të operojmë me një orar pothuajse normal në Gatwick dhe t’i rikthejmë shumicën e shërbimeve nga Heathrow të dielën”, ka thënë BA në një deklaratë për media, raporton Reuters.
“Po i rifinancojmë apo po ua ri-rezervojmë biletat pasagjerëve që pësuan si pasojë e dështimit të djeshëm sa më shpejtë që të jetë e mundur. Na vjen shumë keq për shqetësimin e madhe që u është shkaktuar pasagjerëve”, thuhet më tej në deklaratë, transmeton Koha.net.
British Airways i ka anuluar të gjitha fluturimet nga aeroportet londineze, Heathrow dhe Gatwick, pas “dështimit madhor të sistemeve të IT-së”.
Kompania ka thënë se nuk ka njohuri se çka e shkaktoi këtë dështim global të kompjuterëve, por ka theksuar se nuk ka dëshmi për ndonjë sulm kibernetik.
-
Kaos në aeroportet kryesore evropiane pas sulmeve kibernetike
-
Zjarr në aeroportin Heathrow të Londrës
-
Vazhdojnë vonesat në aeroportin e Berlinit për shkak të sulmit kibernetik
-
Vazhdojnë vonesat në fluturimet nëpër Evropë për shkak të sulmit kibernetik
-
Vazhdojnë problemet e funksionimit në aeroportin e Brukselit