Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të Iranit shënojnë rekord

Një numër rekord njerëzish janë regjistruar si kandidatë për zgjedhjet parlamentare të Iranit të planifikuara për në mars, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e vendit.

Zgjedhjet do të jenë të parat që nga protestat mbarëkombëtare që tronditën vendin vitin e kaluar.

Gati 49 mijë njerëz janë regjistruar si kandidatë gjatë një periudhe njëjavore regjistrimi që përfundoi të dielën.

Ky numër është më shumë se trefishi i 16 mijë regjistrimeve të paraqitura në zgjedhjet e fundit të 2020-s, kur pjesëmarrja e votuesve ishte më e ulëta që nga viti 1979, me pak më shumë se 42% të votuesve me të drejtë vote.

Rreth 14% e parashtresave ishin nga gratë, një rritje nga 12% sa ishte më parë në vitin 2020.

Autoritetet iraniane në javët në vijim do të verifikojnë dokumentet e dorëzuara nga kandidatët e mundshëm.

Edhe Nis numërimi i votave në Iran, raportohet për pjesëmarrje të ulët në zgjedhje Botë Nis numërimi i votave në Iran, raportohet për pjesëmarrje të ulët në zgjedhje

Procesi njëmujor i verifikimit do të përfundojë në fund të tetorit kur kandidatët e verifikuar do të lejohen të aplikojnë për kandidaturë.

Çdo kandidat duhet të miratohet nga Këshilli Mbrojtës, një organ klerik prej 12 anëtarësh, gjysma e të cilëve emërohen drejtpërdrejt nga udhëheqësi suprem.