Regjimi sirian ka rimarrë kontrollin e plotë të tre provincave jugore, Deraas, Qouneitras dhe Soueidas dhe ka rimarrë gjithashtu kontrollin e kufirit me Jordaninë, konfirmoi sot ushtria ruse që mbështet ushtrinë qeveritare.
“Forcat siriane, të mbështetura nga aviacioni rus, kanë shkatërruar plotësisht forcat e grupit të Shtetit Islamik dhe ish-Frontit-Al-Nosra dhe kanë rimarrë kontrollin e provincave Soueida, Deraa dhe Qouneitra”, deklaroi një zyrtar i lartë i shtabit të përgjithshëm, gjenerali Serguei Roudskoi.
Ai përshëndeti këtë operacion unik, që ka mundësuar për forcat siriane çlirimin nga xhihadistët të 3. 332 kilometrave katrorë të territorit sirian dhe rimarrjen e kontrollit të 146 lokaliteteve.
“Gjithashtu, regjimi i Damaskut ka rimarrë plotësisht kontrollin e kufirit mes Sirisë dhe Jordanisë dhe janë krijuar kushtet për rifillimin e aktiviteteve nga forcat e OKB-së për ruajtjen e paqes në Lartësirën e Golanit”, theksoi gjenerali Roudskoi.
-
Siria arrin marrëveshje armëpushimi me forcat e udhëhequra nga kurdët pas dy javësh luftimesh
-
Ukraina thotë se këtë vit ka rikthyer mbi 600 kilometra katrorë territor të marrë nga Rusia
-
Ukraina dhe Siria me aleancë të papritur ushtarake
-
Siria dërgon mijëra trupa në kufi me Libanin
-
Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit