Reformatori Hasan Rohani është zgjedhur për herë të dytë radhazi president i Iranit. Në zgjedhjet presidenciale, që shënuan një pjesëmarrje rekord në votime, më shumë se 70 për qind e votuesve bënë zgjedhjen e tyre për Rohanin.
Hassan Rohani është zgjedhur për herë të dytë që në raundin e parë të zgjedhjeve, president i Iranit. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e brendshme iraniane. Sipas të dhënave zyrtare Rohani ka marrë 56.3 për qind të preferencave nga 42 milion votues duke mundur rivalin e tij, konservatorin Ebrahim Raisi, i cili mori 38.99% të votave. Duke konfirmuar në këtë mënyrë dhe mbështetjen popullore për marrëveshjen mbi programin bërthamor të firmosur nga Rohani. Marrëveshje që i dha fund dhe sanksioneve ndaj vendit.
Kandidati tjetër konservator, Mostafa Mirsalim, mori 1.14% të votave, ndërsa reformatori Mostafa Haschemi Taba, i cili u kishte bërë thirrje mbështetësve të tij të votonin Rohanin, mori 0.53% të votave.
Pjesëmarrja në votime ka qenë e jashtëzakonshme me 70 për qind të votuesve që detyruan autoritetet të shtynin dy herë orarin e mbylljes së qendrave të votimit. 56.4 milionë iranianë votuan për presidentin e ri, nga të cilët 1.3 milion të rinj votonin për herë të parë.