Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rebelët Huthi vranë ish-presidentin e Jemenit

Një zyrtar i partisë Kongresi i Përgjithshëm Popullor në Jemen njoftoi se pjesëtarët e lëvizjes Huthi kanë vrarë ish-presidentin e Jemenit, Ali Abdullah Saleh, kur ndaluan autokolonën e tij në afërsi të kryeqytetit Sana.

Në njoftimin që bëri zyrtari anonim për AA, bëhet e ditur se militantët huthi kanë ndaluar autokolonën e ish-presidentit Saleh, 40 kilometra në jug të Sanas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më pas, Saleh është dërguar në një vend të panjohur dhe është ekzekutuar me plumb në kokë.

Në orët e para të mëngjesit, rebelët huthi arritën të futen në shtëpinë e Salehut dhe e hodhën atë në erë.

Saleh u lind më 21 mars të vitit 1942, në kryeqytetin e Jemenit, Sana. Familja e tij ishte pjesë e fisit Sanhan. Gjatë periudhës kur vendi ishte i ndarë në dy shtete, mes viteve 1978 dhe 2012, ai e kreu detyrën e kryetarit të shtetit të Jemenit. Saleh, kryetari me mandatin më të gjatë në Jemen, më 22 maj 1990 e bashkoi Veriun dhe Jugun e Jemenit në një shtet.