Riad, 17 shtator – Grupi rebel Huthi ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin me dron mbi dy rafineritë e kompanisë kombëtare saudite të naftës ”Aramco”.
Në një deklaratë në një kanal televiziv të drejtuar nga rebelët Huthi, zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Sarei, paralajmëroi kompanitë dhe punëtorët e huaj që të mos i afrohen fabrikave të shënjestruara të kompanisë ”Aramco”, të cilat siç tha ai ”përsëri mund të shënjestrohen”, përcjell ATSH.
”Sulmi mbi fabrikat e naftës në zonat Abqaiq dhe Khurais u krye duke përdorur lloje të ndryshme të dronëve”, tha Sarei.
”E vetmja mundësi për qeverinë saudite është të ndalojë së sulmuari neve”, shtoi ai.
Që nga viti 2015, koalicioni i udhëhequr saudit po lufton rebelët Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen. Mijëra jemenas u vranë dhe e çuan vendin në prag të urisë.
Rebelët Huthi, raketat balistike të të cilëve zakonisht kapen nga sistemet e mbrojtjes ajrore saudite, muajve të fundit me drone të armatosur kanë përdorur si shënjestër disa pjesë strategjike të Arabisë Saudite.
Edhe
Sulmi në fabrikat e naftës ul prodhimin, pritet rritja e çmimit
Të shtunën e kaluar, dronë të armatosur sulmuan dy fabrika të kompanisë ”Aramco”.
Administrata e SHBA-së akuzoi Iranin për udhëheqjen e sulmeve, ndërsa Arabia Saudite pret rezultatet e hetimit.